Gazetari i njohur Andi Bushati, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e vendimit të GJKKO-së për Belinda Ballukun, deklaroi se SPAK duhet të kërkojë heqjen e imunitetit të zv.kryeministres.
Gazetari deklaroi se Prokuroria e Posaçme, duhet të t’i dërgojë Parlamentit kërkesën për heqjen e imunitetit të Belinda Balluku nga e hëna, duke shtuar se; “në qoftë se prokurori beson apo ka bindjen se është e rrezikshme të qëndrojë në poltronin e ministres, veprimi i detyrueshëm do të ishte ky”.
“SPAK t’ia lërë në dorë Ramës dhe mazhorancës vetë, të rimbledhë prapë Partinë Socialiste për të votuar kundër heqjes së imunitetit të të Belinda Ballukut”, deklaroi ai.
“Tani kur Kushtetuesja me ndikimin e Ramës ja hodhi poshtë këtë artificin që gjeti SPAK-u, SPAK-u është i dënuar, në qoftë se i qëndron bindjes së tij, që të hënën po qe e mundur t’i çojë parlamentit kërkesën për heqje imunitetit Belinda Ballukut.
Pra, në qoftë se për të rrezikshmëria mbi të cilën kërkoi pezullim qëndron dhe është e vlefshme akoma, hapi automatik i SPAK-ut duhet të jetë kërkesa për heqje imuniteti. Pra, në qoftë se prokurori beson apo ka bindjen që Belinda Balluku është e rrezikshme të qëndrojë në poltronin e ministres, veprimi i detyrueshëm do të ishte ky.
Dhe prandaj në këtë prapë po e përdor me ironi, Kushtetuesja na dha mundësinë që SPAK-u të riprovojë vetveten dhe pavarësinë e tij dhe t’ia lërë në dorë Ramës dhe mazhorancës vetë, që ashtu siç e mblodhi Partinë Socialiste për ta çuar te barku i inceneratorit, ashtu ta rimbledhë prapë Partinë Socialiste për të votuar kundër heqjes së imunitetit të të Belinda Ballukut.
Prokurori duhet ta bëjë se s’bën automatikisht kërkesën drejtuar parlamentit për heqjen e imunitetit të zonjës Balluku. Në qoftë se prokurori nuk ka ndërruar mendje. Pastaj e dyta që lidhet me atë që jo kuptonte, po nënkuptonte pyetja juaj, a do kemi një SPAK më të drejtë me Klodian Brahon dhe kryeministri mund të ndihet i kërcënuar?
Nuk besoj. Pavarësisht se drejtuesi i ri i SPAK-ut u shit si një njeri, i cili mbështetet nga të gjithë aleatët tanë perëndimorë. Në dosjet e tij konkrete, Klodian Braho është një prokuror që i ka mbyllur Edi Ramës dosjen e Dibrës. Që mbarë bota e dëgjoi me zë se si blinte votat nga Edi Rama, Sajmir Tahiri, Ulsi Manja e kështu me radhë.
Klodian Braho është nga ata prokurorë i cili për çështjen e inceneratorit nuk ka shkuar dot më lart se Lefter Koka apo Alqi Bllako, duke injoruar 17 vendimet e marra në një ditë, që gjë që mund ta bënte vetëm Edi Rama. Kështu që unë nuk besoj që SPAK-u i Klodian Brahos do jetë një kërcënim për Ramën, që në fakt kontrollon dhe SPAK-un dhe Gjykatën Kushtetuese siç e pamë sot”, u shpreh gazetari Andi Bushati në SYRI TV.
