Gjykata e Tiranës ka kthyer pas për hetime shtesë, dosjen ndaj ish-numrit 2 të Operacionit Forca e Ligjit, Artan Shkëmbi.
Zyrtari i latë i policisë i pezulluar nga detyra dyshohet se nxori informacione për hetimet që po kryheshin për dy shtetas shqiptarë nga autoritetet në Gjermani.
Të lidhura
None found
Shkëmbi akuzohet për “shpërdorim detyre”, por kërkesa për marrjen e tij të pandehur nuk është pranuar nga gjykata.
Hetimet për të fillimisht u regjistruan nga SPAK, e cila ngriti edhe dyshimet e korrupsionit akuzë që nuk u provua dhe më pas prokuroria e posaçme shpalli mos kompetencën.
Shkëmbi, i cili mbante edhe detyrën e numrit 2 të Operacionit Forca e Ligjit, ka dekonspiruar një informacion të kërkuar nga një agjenci ligjzbatuese e huaj për një shtetas me precedentë penalë.
Shkëmbi në të kaluarën ka mbajtur edhe detyrën e kreut të Task-Forcës së krijuar kundër krimit, në kohën kur Ministria e Brendshme drejtohej nga Fatmir Xhafaj.
