Gjykata e Elbasanit ka dhënë masat e sigurisë për 27 nga 30 personat e arrestuar në Elbasan pas zhvillimit të një mega operacioni kundër shitjes së lëndëve narkotike tre ditë më parë në qytetet Elbasan, Librazhd, Gramsh, Cërrik, Peqin, Belsh dhe Prrenjas
Masa e sigurisë “arrest me burg” është lënë në fuqi për 16 persona, për 7 të tjerë është caktuar “arrest shtëpie” dhe 4 u lanë në masën “detyrim paraqitje”.
Këta persona nuk janë eksponentë të njohur të botës së krimit, por persona që kishin krijuar një rrjet për shitjen e lëndëve narkotike në zona të ndryshme të qyteteve.
Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar sasi lënde narkotike kokainë dhe kanabis, armë zjarri pistoletë dhe kallashnikov, armë gjahu, sasi e konsiderueshme municioni luftarak, peshore elektronike, thika, përforcues grushti, steka duhani të dyshuara të kontrabanduara, laptop, tablet, DVR, targa automjetesh (shqiptare dhe belge), shuma parash në euro, paund, dollar, franga zviceriane dhe 24 celularë.
Masat arrest në burg:
Mariglen Qosja 38 vjeç
Arjan Bica 42 vjeç
Marcelino Brahja 24 vjeç
Stivjo Bardhi 38 vjeç
Domeniko Elezi 38 vjeç
Gentian Tartari 37 vjeç
Pjerin Qereshniku 50 vjeç
Aizberg (Alket) Bitri 52 vjeç,
Erist Skilja 48 vjeç
Mikel Bezhani 45 vjeç
Ilir Bahidi 41 vjeç
Panter Tafani 30 vjeç
Kevi Kanani 30 vjeç
Klodian Hakballa 34 vjeç
Arben Kasa 50 vjeç
Arjan Topalli 31 vjeç
Masat arrest në shtëpi:
Shyqyri Bica 56 vjeç
Shkelzen Shkrepi 46 vjeç
Filip Thoma 34 vjeç
Hysen Grami 64 vjeç
Bardhyl Grami 64 vjeç
Franc Ruçi 24 vjeç
Klajdi Çota 24 vjeç
Masat detyrim paraqitje:
Leonard Xhaferri 50 vjeç
Jokli Anastasi 32 vjeç
Vilson Dyrmyshi 36 vjeç
Neritan Duzha 43 vjeç