Gjykata jep masën e sigurisë për biznesmenin Pëllumb Gjoka

Ditën e sotme, gjykata ka dhënë masën e sigurisë për biznesmenin Pëllumb Gjoka, duke e lënë në burg, pasi ky i fundit kishte bërë ankimim në Gjykatën e Posaçme për zëvendësimin e masës së sigurisë.

Gjyqtarja Atalanta Zeqiraj, ka rrëzuar pretendimet e avokatit të Gjokës, Ylli Manjani, për zbutjen e masës.

Prej korrikut të vitit të kaluar, Gjoka mbahet në paraburgim për disa akuza të rënda penale, në kuadër të operacionit “Metamorfoza”.

Pëllumb Gjoka, u arrestua pas zbardhjes së komunikimeve në aplikacionin e enkriptuar Sky ECC, ku në pranga përfunduan efektivë policie, prokurorë e ish-prokurorë.


Shtuar 15.01.2024 12:44