Gjykata i dha vulën Berishës, këngë e valle tek selia e Partisë Demokratike: O Sali, o hero, gjithë Shqipëria ty të do… (VIDEO)

Pasi Gjykata e Apelit vendosi që t’i jepte vulën e PD-së, ish-kryeministrit Sali Berisha, ka nisur festa në selinë blu.

Siç shihet nga pamjet, militantët kanë ‘pushtuar’ selinë e e PD-së së Rithemelimit, ndërsa kanë nisur me vallë dhe këngë.

Deputetët e opozitës kanë “shpërthyer” në festë, pasi Gjykata e Apelit i ka dhënë vulën dhe logon e PD-së liderit demokrat, Sali Berisha.

Në foto shihet momenti teksa ata dalin nga dyert e Apelit pas dhënies së vendimit nga trupa e gjykuese, e cila i dha fund zvarritjes nëpër gjykata të çështjes së vulës së Partisë Demokratike.

Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj, të cilët ishin të pranishëm në seancë, shihet të buzëqeshur dhe me dy gishtat lart, teksa gëzojnë për vendimin e togave të zeza.

Ndërkohë tek selia e PD-së, simpatizantë të shumtë e kanë pritur me këngë e valle vendimin e gjykatës.
“O Sali, o hero, ty gjithë Shqipëria të do”, dëgjohet teksa këndojnë militantët, ndërsa disa prej tyre janë veshur me veshje popullore.