Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e mjekut Edvin Prifti, nuk i ndryshon masën e sigurisë

Gjykata e Posaçme rrëzon për të disatën herë kërkesën e mjekut të njohur Edvin Prifti për ndryshim të masë së sigurisë “Pezullim nga detyra”.

Gjykata më herët vendosi dhënien e masës së sigurisë ”detyrim paraqitje” për Priftin, ndërkohë që mbeti në fuqi vendimi për pezullimin e tij nga detyra.

Edvin Prifti akuzohet nga SPAK për dy vepra penale, korrupsion dhe pastrim parash. Emri i tij u përmend nga sekretarja e gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi.

Kjo e fundit bisedonte në telefon me një të afërmen e saj teksa përmendte emrin e kardiokirurgut Edvin Prifti që t’i jepte shumën prej 2 mijë eurosh për të për të operuar të ëmën pa radhë.

Vetë Prifti i ka mohuar akuzat dhe është shprehur se paratë që i janë gjetur në banesë kanë qenë të ligjshme, dhe janë përfituar nga shitja e disa pronave nga bashkëshortja e tij./albeu.com


Shtuar 15.09.2021 10:11