Gjykata e Posaçme lë në regjimin 41 bis Sokol Mjacajn

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka rrëzuar kërkesën e Sokol Mjacajt, i cili kërkoi heqjen nga regjimi 41 biss.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 112 dhe dhe 471 të K.Pr.Penale, me vendimin 25, datë 25.03.2024, vendosi:

Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit Sokol Mjacaj.

Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të kërkuesit”,– thuhet në njoftim.

Mjacaj ka vrarë dy turistët çekë, Michal Svatos dhe Anna Kusinova, më 3 korrik 2015 në fshatin Prekal të Dukagjinit.

Mjacaj i grabiti dy të rinjtë, e më pas i ekzekutoi me armë zjarri në automjetin e tyre.

Po ashtu, Sokol Mjacaj vrau Arben Lleshin, në qelinë e tij në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit dhe plagosi me armë shokun e tij të qelisë, Indrit Shaqaj.


Shtuar 25.03.2024 13:24