Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Safet Gjicit, nuk pranon rekursin për pafajësi

Gjykata e Lartë, nuk ka pranuar rekursin e Safet Gjicit, ish-kryebashkiaku i Kukësit, për pafajësi, pasi ai kërkoi prishje të vendimit të Apelit të Posaçëm të datës 24 qershor 2024.

Ndërkohë, Safet Gjici, është liruar nga qelia më datë 19 maj për shkaqe shëndetësore dhe ndodhet në ‘arrest shtëpie’.

Safet Gjici, u dënua me 3 vite burgim për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre. Atij iu hoq edhe e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vjet.

Gjithë ngjarjen me Alma Kaçin, po ashtu e gjetur fajtore nga të dyja shkallët e gjyqësorit, Apeli i Posaçëm e konsideroi si një aferë korruptive.

Ndërkohë, për protagonisten u shfuqizua vendimi i shkallës së parë që e shpalli fajtore për pr*stitucion dhe ajo u dënua për korrupsion aktiv, duke i dhënë në përfundim një vit./ Top Channel


Shtuar 25.09.2025 15:51