Gjykata e Lartë nuk i pranon rekursin Fredi Belerit

Gjykata e Lartë, ka vendosur që të mos i pranojë rekursin Alfred Belerit. Raportohet se Beleri kishte bërë rekurs kundër vendimeve që rrëzuan kërkesën për leje të posaçme, për t’u betuar si kryetar në Këshillin Bashkiak të Himarës.

Gjykata e Posaçme, e ka dënuar Belerin me dy vite burg me akuzën e korrupsionit në zgjedhje.

Bashkëpunëtori i tij, Pandeli Kokaveshi, u dënua me 1 vit e 6 muaj burg, por gjykata pezulloi dënimin me burg dhe e vuri në shërbim prove për 3 vitet e ardhshme.”

Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit, me dyshimin se iu dha para qytetarëve të ndryshëm në Himarë, në këmbim të votave të koalicionit “Bashkë Fitojmë.


Shtuar 25.04.2024 14:30