Gjykata e Lartë, ka rrëzuar rekursin e bërë nga ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili kërkoi shfuqizimin e masës ‘arrest me burg’.
Në dokumentet që paraqiti, ai kërkoi zbutje të masës së sigurisë, sepse nuk ka asnjë mundësi që të prishë provat, pasi SPAK i ka mbyllur hetimet dhe ka dorëzuar dosjen në gjykatë.
Ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, kërkoi ndryshim të masës, por SPAK pretendon se ai duhet të mbahet në burg, pasi dëshmitarët ende nuk janë rrëfyer të gjithë para togave të zeza.
Ata pretendojnë se përsa kohë që zoti Veliaj ka qenë zyrtar i lartë, ka mundësi që të intimidojë dëshmitarët. Ndaj SPAK kërkon që të lërë në fuqi masën e ‘arrestit me burg’.