Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin për Arbër Çekaj, tropojani trafikoi nga Amerika Latine 613 kg kokainë

Gjykata e Lartë ka vulosur përfundimisht dënimin me 14 vite burg të Arbër Çekaj përgjegjës për trafikimin e një sasie prej 613 kg kokainë që më pas u gjetën në kompaninë e tyre të quajtur Arbi Gardën.

Ndërsa i njejtë do të jetë dënimi edhe për dy bashkëpuntorët tij, Donaldo Lushaj me 10 vjet e 8 muaj burg e ndërsa Armando Pezaku 8 vite e 8 muaj ne qeli.

Policia shqiptare sekuestroi sasinë më të madhe të kapur ndonjëherë me kokainë në portin e Durrësit në 28 shkurt 2018, në një konteiner me banane që vinte nga Amerika Latine.

Droga ishte e ndarë 528 në pako të ndryshme ku çdo pako kishte shënime të ndryshme dalluese.

Sipas prokurorisë Arbër Çekaj, është personi që ka organizuar porositjen, nisjen, transportimin dhe mbërritjen e lëndës narkotike”.


Shtuar 3.06.2025 18:33