Ish-gjyqtarja e Korçës, Mimoza Margjka, ka humbur sërisht betejën me drejtësinë, pasi Gjykata e Lartë nuk e ka pranuar rekursin e saj, duke lënë në fuqi vendimin e apelit që e ka denuar me 4.6 vite burg.
Ky dënim sipas trupës gjykuese, do t’i konvertohet në shërbim prove për gati 3 vite me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepër tjetër penale, si dhe të mbajë kontakte të rregullta me Zyrën e Shërbimit të Provës ku ka vendbanimin e saj.
Po ashtu, i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një afat kohor 5-vjeçar.
Nga hetimi ka rezultuar se Apeli i korcës, i ka ndryshuar masën e sigurisë nga arrest në burg në atë të garancisë pasurore.
Gjyqtarja Mimoza Margjeka, u shpall fajtore për akuzën ‘Korrupsioni pasiv i gjyqtarit, prokurorit, dhe i funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë” e kryer në bashkëpunim.
Prokuroria faktoi para togave të zeza, se ish-kolegia e tyre mori një rryshfeti prej 6 mije euro, për të liruar nga burgu një përson të arrestuar për trafik klandestinësh.
Provat zbuluan se shumën e parave e mori bashkëshorti i saj.