Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin me 8 vjet e 9 muaj burg të Safet Bajrit, dhënë nga Gjykata e Shkodrës me njohjen e vendimit të gjykatave belge.
Bajri prej disa muajësh kërkon edhe lirinë me kusht, kërkesa të cilat janë rrëzuar nga gjykatat.
Atij i mbeten edhe disa muaj nga vuajtja e dënimit, pasi 3 vite i ka shlyer në Bruksel.
Bajri u vu në pranga në vitin 2018, ndërkohë që ka bërë kërkesa të njëpasnjëshme për lirimin e tij nga qelia, të cilat deri tani janë refuzuar.
Safet Bajri akuzohet për trafik droge e prostitucion nga Gjykata e Brukselit. Për këto akuza ai është dënuar nga Apeli në Bruksel me 9 vite burgim. Ndërkaq në Shqipëri, Safet Bajri u akuzua po ashtu për trafik droge, vrasje, gjobëvënie e shantazh. Bajrit i janë sekuestruar një sërë pronash në Shqipëri./albeu.com