Të tjera detaje kanë dalë nga gjykimi i dy shtetasve rusë dhe ukrainasit që u kapën në Gramsh dhe akuzohen për spiunazh.
Pasi Gjykata e Elbasanit vendosi që të lërë në burg të tre shtetasit e huaj, avokati i caktuar për shtetasin rus, Mikhail Zorin, Demir Çiftja deklaroi se klienti i tij nuk i ka pranuar akuzat.
Përmes një deklarate për mediat, avokati u shpreh se ka kërkuar materiale nga prokuroria lidhur me akuzat për spiunazh, por nuk i janë vënë në dispozicion.
“Do ti mbetet hetimi kjo situatë në të ardhmen. Nuk jam në dijeni. Ai sqarimet i ka dhënë. Sqarimet e tij janë sekret hetimor. Unë kam kërkuar që i mbrojturi prej meje ka konfliktuar me dy ushtarët se është ndjerë i dhunuar. Ka përdoru një spraj me spec djegës. Kjo ka qenë ngjarja. Dhe për këtë e kanë akuzuar për kundërshtim të punonjësve.
Ka edhe një akuzë tjetër për spiunazh. Nuk e bëri të qartë prokuroria. Ne kërkuam të njiheshim me material. Por prokuroria i bie shkurt dhe thotë kemi prova. Klienti im nuk i pranoi akuzat. Kërkoi ë një masë sigurie më të butë”, tha ai./albeu.com/