Gjykata e kishte dënuar me burg, arrestohet në Mirditë 41-vjeçari

Policia e Mirditës ka vënë në pranga një 41-vjeçar, banues në Lezhë. Sipas policisë, Leonardo Nikollin gjykata e Lezhës kishte vendosur masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 14.02.2022, në Mirditë, Nikolli ka bërë kallëzim se pas një konflikti për motive pronësie me Pavlin Gjoka, djali i këtij të fundit, Marin Gjoka ka tentuar që të qëllojë me armë zjarri pistoletë shtetasin A.M., i afërm i Nikollit, por ky i fundit ka ndërhyrë dhe i ka marrë armën.

Në përfundim të veprimeve hetimore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, ka rezultuar se Nikolli gjatë konfliktit, ka dhunuar Marin Gjokën duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Për këtë rast, është arrestuar Marin Gjoka, 25 vjeç, si dhe është shpallur në kërkim babai i tij, shtetasi Pavlin Gjoka.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lezhë, për veprime mëtejshme.


Shtuar 16.06.2022 16:37