Gjykata e Apelit refuzoi ekstradimin në Hagë, Goxhaj flet pas lirimit: Ishte tentativë për të na trembur

Gjykata e Apelit në Tirana ka dhënë vendimin për të liruar nga qelia ish-luftëtarin e UÇK-së, Dritan Goxhaj, duke refuzuar ekstradimin e tij në Hagë.

kurrë.

Sipas tij tentativa për ta ekstraduar kishte si qëllim ta trembte.

Dua t’ju them qe lirinë nuk e kishim humbur asnjëherë, as unë as UÇK dhe as ata të tjerët që janë në Hagë, ishte tentativë për të na trembur e për të na thënë e mbushur mendjen se nuk ishim në rrugë të drejtë. Sot arritëm tju tregojmë sërish se jemi në rrugën e drejtë dhe kemi luftuar drejtë”, shprehet ai.

Ditën e sotme, Apeli ka refuzuar ekstradimin e Goxhajt në Hagë, duke rrëzuar vendimin e Shkalles së Parë.

Kujtojmë se Goxhaj ka kundërshtuar përmes mbrojtjes akuzat ndaj tij. Goxhaj, i arrestuar për llogari të Gjykatës Speciale, akuzohet për kryerjen e veprave penale “Frikësimi gjatë procedurës penale” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, parashikuar nga legjislacioni penal i Republikës së Kosovës.


Shtuar 10.10.2023 18:31