Gjykata e Apelit kthen në shkallë të parë “vulën”, PD i kthehet Alibeajt

Gjykata e Apelit ka rikthyer për rigjykim çështjen për e Partisë Demokratike. Sipas këtij vendimi çështja do të gjykohet edhe njëherë në shkallën e parë, që do të thotë se aktualisht vula dhe stemae PD i përkasin grupimit të Enkelejd Alibeajt.

Në mars të vitit të kaluar, Gjykata e Tiranës, njohu si të ligjshëm Kuvendin Kombëtar të thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij, e po ashtu dhe vendimet e dala nga ky Kuvend, i cili shkarkoi të gjitha strukturat dhe figurat drejtuese të partisë së udhëhequr deri në atë kohë nga zoti Lulzim Basha.

Por ndaj këtij vendimi u bë ankimim nga kryetari i grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj.


Shtuar 3.03.2023 18:57

Tags: , , ,