Gjobitet ministrja Delina Ibrahimaj

Policia e Shtetit njoftoi pak më parë se ka gjobitur me 40 mijë lekë ministren e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj.

Shkak sipas policisë, është fakti se në makinën tip Mercedes Benz ngjyrë e bardhë “përdorte fenelinat e policisë në mënyrë të paligjshme”. Në momentin e ndëshkimit, në drejtim të makinës ka qenë shoferi i ministres sipas bluve të Tiranës.

Policia e Shtetit, nëpërmjet një njoftimi, sqaroi se nuk do të tolerohet askush që përdor fenelinat dhe simbolet e policisë në mënyrë të pa autorizuar.


Shtuar 10.11.2023 13:06