Gjoba 110 milionë euro që Shqipëria do t’i paguajë Becchettit, Rama i shmanget pyetjes për bllokimin e parave në Bruksel

Kryeministri Edi Rama u pyet sot nga gazetarët në lidhje me gjobën prej 110 milionë euro që duhet paguar ndaj biznesmenit italian, Françesko Beketi.

Për shkak të kësaj gjobe, janë bllokuar llogaritë e Albcontrol në Eurocontrol, duke e vendosur në situatë krize këtë kompani.

Kryeministri  u pyet nëse janë bllokuar apo jo llogari bankare të Albcontrol pas vendimit për Becchettin.

Rama u përpoq t’i shmangej pyetjes. Sakaq me insistimin e gazetares ai tha se është detyra e tij që të ruajë konfidencialitetin e procesit të çështjes.

Me tej Ram  paralajmëruar ‘luftë’ me Arbitrazhin për çështjen Beccheti, madje dhe daljen nga juridiksioni i Gjykatës.

Edi Rama: Së pari, meqë më dolët në këtë temë kaq të dashur për ata që mendojnë se e mira e tyre është e keqja e Shqipërisë dhe që gëzohen sa herë ka një lajm të kësaj natyre, në vend që të revoltohen që një kriminel i gjykuar dhe i dënuar me 17 vjet burg për mashtrim të shtetit shqiptar, arrin të çajë rrugën në një gjykatë, me të cilën ne do të hapim probleme të mëdha, duke filluar nga java e ardhshme, dhe nga e cila madje po analizojmë edhe daljen fare nga juridiksioni, sepse është skandaloze ajo që ka ndodhur. Por, ajo që ka rëndësi sot për ta dëgjuar publiku është se po këta njerëz i kanë thënë publikut para nja dy vjetësh se Shqipëria i ka paguar ato para! Po këta njerëz kanë shpërndarë edhe fletëpalosje nëpër makina në bulevard dhe poshtë dyerve që ikën 100 milionë!!! Ja që këto 100 milionë, nuk paska ikur pra! Dhe ju po bëni pyetjen “janë bllokuar apo s’janë bllokuar”, domethënë që s’janë fare gjëkundi në xhepin e atij mashtros dhe mendoj se ky është momenti që t’i kërkoni falje shqiptarëve që i keni gënjyer për kaq shumë kohë duke u thënë të kundërtën. Për sa i përket luftës me të, pa asnjë diskutim ne bëjmë dhe do ta bëjmë deri në fund edhe pa këtë soj të prishur shqiptarët!

Pak ditë më parë Gjykata refuzoi  rekursin e qeverisë Rama dhe i  dha të drejtë televizionit të biznesmenit italian Francesco Becchetti duke lënë në fuqi vendimin e marrë më herët.

Në një vendim të marrë më 29 mars, një gjykatë e përbërë nga shtetasi amerikan Grant Hanessian si kryetar, Robert Anderson KC i Mbretërisë së Bashkuar dhe Charles Poncet i Zvicrës urdhëruan rrëzimin e përshpejtuar të kërkesës për rishikim nga ana e Shqipërisë si qartazi pa merita ligjore.

Gjykata argumentoi se në kërkesën e Shqipërisë nuk kishte vërtetuar se kishte marrë dijeni për ndonjë fakt të ri që nga vendosja e dëmshpërblimit në vitin 2019.

Në vitin 2021, kompania me pronësi shtetërore “Albcontrol”, që menaxhon trafikun ajror, u vu në vështirësi likuiditeti për shkak se të ardhurat e saj janë bllokuar në llogarinë e saj në Bruksel nga Eurocontrol (organizatë paneuropiane e dedikuar në mbështetjen e aviacionit europian).

Në raportin vjetor të Albcontrol nuk përmendet arsyeja e bllokimit të llogarive, por ky bllokim është i lidhur me konfliktin mes qeverisë shqiptare dhe investitorit italian, Francesco Becchetti.

Përballja e Shqipërisë me investitorin italian, Francesco Beçhetti, në Qendrën Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve, përfundoi me një vendim në favor të tij, duke i akorduar një kompensim prej 110 milionë eurosh.

Zanafilla e përplasjes mes shtetit dhe investitorit nisi në qershor të 2015-ës, kur u ballokuan asetetet e Francesco Becchetti-t. Bllokimi i këtyre aseteve çoi edhe në mbylljen e televizionit Agon Channel pas së cilës u kap edhe thelbi i çështjes që shkoi në Arbitrazh./albeu.com/ 


Shtuar 7.04.2023 11:11

Tags: