GJKKO vendos sot kalimin ose jo për gjykim të “Partizanit”

Ditën e sotme,  në GJKKO do të mbahet seanca e radhës ku do të vendoset kalimi apo jo për gjykim i dosjes së çështjes “Partizani”, ku në akuzë nga SPAK janë ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe biznesmeni Fatmir Bektashi.

Seancën e kaluar në 27 prill, avokatët e Berishës kërkuan përjashtimin e gjyqtares së seancës paraprake, Flojera Davidhi.

Kërkesa e mbrojtjes u rrëzua nga GJKKO dhe do të jetë Davidhi ajo që do të vendosë.

Seanca paraprake ndaj Berishës dhe të pandehurve të tjerë, ka zgjatur më shumë se 6 muaj edhe pse ligji parashikon që ajo duhet të mbyllet brenda afatit 1 mujor.

Ish-kryeministri Sali Berisha, akuzon për korrupsion pasiv në privatizimin e kompleksit sportiv “Partizani”.

Dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash. Malltezi ndodhet në arrest shtëpie prej vitit të kaluar.

Ndërsa biznesmeni dhe ndërtuesi Fatmir Bektashi, akuzohet gjithashtu për korrupsion dhe ndodhet në masën e sigurisë detyrim paraqitje.


Shtuar 5.05.2025 08:20