Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO), ka shtyrë seancën për dosjen “Buka” në ngarkim të ish zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj.
Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e avokatit ndërsa e radhës do të mbahet më 27 prill. Biznesmeni Lirim Fezollari ishte dëshmitari i parë që shkoi në Gjykatën e Posaçme, por do të paraqitet tashmë në seancën e radhës.
Të lidhura
None found
Ish zv kryeministri Ahmetaj akuzohet nga SPAK se ka shpërdorur detyrën duke favorizuar privatizimin nga biznesmeni Lirim Fezollari të shoqërisë “Buka sha”, ku tashmë ndodhet kompleksi ‘Emerald’ tek rruga “5 Maji” në Tiranë, në zonën e “Medresesë”.
Ahmetaj akuzohet se ka shkaktuar dëm 7 miliardë lekë për familjen Myderizi, e cila ka fituar proceset gjyqësore. Sipas akuzës, Ahmetaj në cilësinë e ish-ministrit të Financave ka vendosur privatizimin dhe në pronën e familjes Myderizi është ngritur një kompleks pallatesh.
