GJKKO rrëzon SPAK-un: Ke 4 muaj kohë të hetosh për Lulzim Berishën

Gjykata e Posaçme, ka rrëzuar kërkesën e SPAK-ut për pushimin e çështjes ndaj Lulzim Berishës, i akuzuar për vrasjen e vitit 2005 të Vajdin Lames.

GJKKO vendosi kthimin e dosjes së SPAK, për plotësim hetimesh dhe i la afat Prokurorisë së Posaçme katër muaj.

Lulzim Berisha, u arrestua disa javë më parë në Spanjë dhe Shqipëria ka nisur procedurat e ekstradimit të tij.



Shtuar 16.02.2024 14:50