GJKKO rrëzon për herë të tretë Lefter Kokën

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka rrëzuar për herë të tretë kërkesën e ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka, i cili kërkonte një masë më të lehtë sigurie se ajo e arrestit me burg.

Ish-ministri u arrestua me 14 dhjetor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Koka akuzohet për veprat penale “Shpërdorim të detyrës”, “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsion pasiv i funksionarave të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”. /albeu.com


Shtuar 25.02.2022 09:51