GJKKO rrëzon ankimimin e 5 të arrestuarve për atentatin ndaj ish-Prokurorit Ndoja

GJKKO ka rrëzuar ankimin e 5 të arrestuarve, pasi po vijon hetimin për zbardhjen e atentatit të vitit 2019-të në Shkozet të Durrësit, ku mbetën të plagosur Aleksandër Laho (Rrumi i Shijakut), prokurori Arian Ndoja, dhe ku mbeti i vrarë shoferi i tij Andi Maloku.

Dështimi i atentatit në mbikalimin e Shkozetit, përgjimet zbuluan se banda planifikonte një tjetër sulm ndaj “Rrumit të Shijakut”

Shkak për refuzimin e ankimimit është bërë depozitimi i tij jashtë afateve.

“Gjykata e Apelit të Posaçëm për krimin e organizuar dhe korrupsionin nuk pranojë ankimin me argumentimin se është bërë jashtë afatit. Ne e kemi bërë brenda afatit. Do bëjmë rekurs në Gjykatë të Lartë që të dalë me një vendim unifikues për këtë praktikë gjyqësore.”

Shtetasit Bashkim Haxhija, Marsel Deçkaj, Genti Ndërjaku alias Kili Ndërjaku, Endrit Sinani dhe Juljan Pjetri do të qëndrojnë në burg deri në fund të hetimeve.

Ndërkohë në kërkim nga SPAK janë shpallur Plaurent Dervishaj, Ramazan Rraja, Julian Meça dhe shtetasi A.Sh, shok i ngushtë i Dervishaj.

Burimet bëujnë me dije se këta persona pas dështimit të atentatit të vitit 2019 në mbikalimin e Shkozetit po planifikonin një tjetër atentat ndaj Aleksandër Lahos.

Zbardhja e zinxhirit të ngjarjeve tre vite më vonë është bërë falë dëshmisë së një bashkëpunëtori të drejtësisë.

Përplasja mes grupeve ka pasur si shkak konkurrencën në aferat me pronat në bregdet.


Shtuar 15.02.2023 19:50