Gjykata e Posaçme, ka refuzuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë mes Prokurorisë së Posaçme dhe ish-kryebashkiakut të komanduar të Kukësit, Granit Gjana.
Ky i fundit dhe SPAK, kishin arritur një marrëveshje lidhur me pranimin e fajësisë për 2 procedura tenderimi për blerje karburanti.
Gjithashtu, GJKKO ka urdhëruar kthimin e dosjes për hetim nga ana e Prokurorisë së Posaçme.
Marrëveshja mes SPAK dhe Granit Gjanës, parashikonte dënimin e këtij të fundit me 1.6 vite burg të konvertuar në 3 vite shërbim prove, dhe si masë plotësuese heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për një afat 5 vjeçar.
Lidhur me procedurat për të cilat akuzohet ish zyrtari, ka dhënë deklarime edhe ish kryebashkiaku Safet Gjici.
Nga qelia e burgut ku shlyen dënimin dënimin për shpërdorim detyre pas videoskandalit s*ksual me Alma Kaçin në zyrën e tij, Safet Gjici ka deklaruar se nuk i kujtohen detaje.
“Më date 25 Janar 2024, është bërë marrja në pyetje në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale e shtetasit Safet Gjici, i cili deklaroi se për shkak dhe të kohës së gjatë aë kishte kaluar, nuk i kujtoheshin detaje rreth ngjarjes, por edhe se një pjesë e mire të kompetencave të tij si kryetar bashkie, ai i kishte deleguar tek n/kryetarët e bashkisë. Gjithashtu, shtetasi Safet Gjici, deklaroi se në muajin Prill ishte angazhuar në fushatë elektorale dhe nuk është marrë fare me punët e bashki, për shkak se dhe ligji zgjedhor nuk ia lejonte një gjë të tillë”, shkruhet në dosjen e SPAK.
Prokuroria e Posaçme, duhet të vijojë hetimet zbardhjen e abuzimit me tenderat e naftës. Granit Gjana, është vendosur nën hetim për shkelje të barazisë për dy tendera me vlerë 210 mln lekë të vjetra për naftën.
Ish-zyrtari dyshohet se nuk ka pasijur në kohën e duhur me Autorizimin për tregtimin e lëndëve djegëse një subjekt privat, i cili kishte kryer pagesat e nevojshme dhe dorëzuar dokumentacionin pranë organit shtetëror sipas ligjit.
Ai e ka penguar subjektin të kualifikohet në dy procedurat e tenderit me objekt “Blerje karburanti”, në vlerën 21.000.000 lekëve, të organizuara nga Autoriteti Kontraktor Bashkia Kukës përgjatë vitit 2023.
Për pasojë Granit Gjana akuzohet se ka dëmtuar interesat e ligjshëm të personit juridik “U. C.” Shpk, duke e penguar këtë subjekt për t’u kualifikuar në procedurën e prokurimit të mësipërm.
Por kush është ish-zv.kryetari i Bashkisë Kukës
Granit Gjana është personazhi i tretë i videoskandalit s*ksual të Safet Gjicit dhe Alma Kaçit në zyrën kryebashkiakut.
Pasi Safet Gjici i premtoi Alma Kaçit tenderin për qentë e rrugës pas aktit seksual, ai e adresoi tek vartësi i tij.
Granit Gjana, është personi që merr kontakt me Alma Kaoin, duke administruar dokumentacionin e plan-projektit për sterilizimin e qenve të rrugës.
Sipas të dhënave, Gjana ka pranuar se sipas udhëzimit që i dha kryetari i Bashkisë, Safet Gjici, ka pranuar dokumentacionin e Alma Kaçit, për planin e ndërtimit të qendrës së sterilizimit dhe kastrimit të qenëve të rrugës.
Pas bërjes publike të videoskandalit, ish-zv.kryetari i Bashkisë Kukës u mor në pyetje nga SPAK. Ky i fundit i marrë në pyetje theksoi se plani ka mbetur vetëm në letër, pasi ende një shërbim i tillë nuk ishte diskutuar në këshillin bashkiak.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka kryer hetime paraprake në kuadër të procedimit penal nr.133 të vitit 2023, për veprën penale të “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2 i K.Penal.
Nga provat e grumbulluara deri në këtë fazë të hetimit është krijuar dyshimi i arsyeshëm se shtetasi nën hetim G. Gj., në cilësinë e zv/kryetarit të Bashkisë Kukës, por me kompetencat e deleguara si titullar i Autoritetit Kontraktor Bashkia Kukës, ka konsumuar elementë të veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2 i K.Penal.
Ky shtetas me mosveprimet e tij, e konkretisht mospaisjen në kohën e duhur me Autorizimin për tregtimin e lëndëve djegëse, edhe pse subjekti “U. C” shpk, i kishte kryer pagesat e nevojshme dhe dorëzuar dokumentacionin pranë organit shtetëror sipas ligjit, e ka penguar OE-në të kualifikohet në dy procedurat e tenderit me objekt “Blerje karburanti”, në vlerën 21.000.000 lekë, të organizuara nga Autoriteti Kontraktor Bashkia Kukës përgjatë vitit 2023. Për pasojë shtetasi nën hetim G. Gj. ka dëmtuar interesat e ligjshëm të personit juridik “U. C.” Shpk, duke e penguar këtë subjekt për t’u kualifikuar në procedurën e prokurimit të mësipërm.
Por kush është ish-zv.kryetari i Bashkisë Kukës
Në vijim të hetimeve, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr. 133, datë 01.12.2023 ka vendosur:
Caktimin e masës së sigurimit personal ndalues të “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, në ngarkim të personin nën hetim G. Gj., i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2 i K.Penal, duke u ndaluar plotësisht i hetuari G. Gj., në ushtrimin e detyrës pranë Prefekturës Kukës.
Kjo masë sigurimi është ekzekutuar nga Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Kombëtare të Hetimit në datën 05.12.2023.