Apeli i GJKKO-së ka lënë në burg ish-shefi i komisariatit Laç Dritan Metaj, pasi ky i fundit kishte ankimuar masën “arrest me burg” që shkalla e parë e GJKKO-së kishte dhënë më herët.
Gjykatësit e Apelit e kanë gjetur konform ligjit dhe rregullave vendimin duke mos e ndryshuar atë.
“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Florjan Kalaja, sot më 30.10.2023, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 52 akti, datë 26.10.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e paraqitur nga i hetuari/ankuesi D.M., ndaj vendimit nr. 111, datë 10.10.2023 (në lëndë të masave të sigurimit) të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi: Miratimin e vendimit nr. 111 akti datë 10.10.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendim. /albeu.com