GJKKO nuk ndryshon masën e sigurisë për Ilir Metën

Këtë të premte, GJKKO ka mbajtur seancën e lajmëruar për shqyrtimin e kërkesës së përfaqësuesve ligjorë të presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta, për zëvendësimin e masës së sigurisë.

Pas përfundimit të seancës, GJKKO vendosi të lërë në fuqi masën e sigurisë.

Gjyqtari Erjon Bani, ka shpallur moskompetencën për të vendosur në lidhje me zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për Ilir Metën, që ka kërkuar lirinë dhe zëvendësimin me një masë më të lehtë.

Shpallja e moskompetencës u bë pas kërkesës së avokatit Kujtim Cakrani, për shkak se Erjon Bani nuk ka qenë gjyqtari i çështjes së Ilir Metës, por ka qenë i gatshëm.

Kërkesa per zevendesim mase u paraqit nga avokatët e Metës më 6 gusht, ku sipas këtyre të fundit tashmë nuk ekziston më mundësia që Ilir Meta mund të prishë provat, për shkak se hetimi është mbyllur dhe dosja ka kaluar për gjykim.

Meta nuk ishte i pranishëm në seancë.


Shtuar 8.08.2025 11:02