Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme , GJKKO ka konfiksuar pasuritë e shtetasit Indit Vezi.
Nga pasuritë e konfiskuara janë një autobus, i markës Volvo, një autoveturë, i markës Mercedes Benz S300, një trailer.
Gjithashtu kuotat si ortak në shoqërinë “TRANS KOMOD” Sh.p.k me numër NUIS (Nipti) L62420503D dhe firmën si person fizik DYLAVER VEZI me numër NIPTI L62114503K dhe ushtrim aktivitetit Durres, Lagjia nr.14 Shkozet se bashku me asetet e kesaj kompanie.
Po ashtu GJKKO ka vendosur revokimin e sekuestros për dy apartamente, një arë dhe një makinë.
Njoftimi:
Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 24.11.2023 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Sekuestrim pasurie kundër pasurive të shtetasit Indrit Vezi, persona të tretë shtetasit S.V, D.V, E.V, F.F, K.R, Q.Ç, Shoqëria Trans Komod sh.p.k., Shoqëria Matraku Trans sh.p.k”, baza ligjore ligji nr. 10 192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, ndryshuar me ligjin nr. 24/2014, datë 20.03.2014 dhe ligjin nr. 70/2017, datë 27.04.2017.
Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Flojera Davidhi, me vendimin Nr. 7, datë 21.05.2025, vendosi:
Automjetit autobus, i markës Volvo, me targë ****, me Nr. shasie ****, me ngjyrë të zezë, i vitit të prodhimit 1998 në emër të Indrit Vezi;