Këtë të shtunë 22 nëntor 2025, GJKKO ka konfirmuar pezullimin e Belinda Ballukut nga posti i zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës.
Pas më shumë se 5 orë, kanë dalë nga ambientet e GJKKO-së, zv/kryeministrja Belinda Balluku dhe 2 vartësit e saj Gentian Gjyli dhe Erald Elezi.
Balluku ka dalë e para nga ambientet e gjykatës, ku nuk ka dhënë asnjë deklaratë për mediat dhe më pas dolën dhe 2 vartësit e saj, të cilët ishin në seancë për t`u njohur me akuzat dhe masat e sigurisë.
Gazetarja Klodiana Lala, u shpreh se GJKKO ka lënë në fuqi masat e sigurisë për ZV “arrest shtëpie” për Gentian Gjylin dhe Erald Elezin.
Gjithashtu, Lala theksoi se masa e sigurisë për Ballukun të mos ndryshojnë, ç`ka do të thotë se pezullimi i saj nga funksionet do të mbetet në fuqi dhe po ashtu për dy vartësit e saj, të cilët do të vijojnë të jenë “në arrest shtëpie”.
