GJKKO ka dërguar një shkresë në Kuvend ku kërkon marrjen në pyetje të Sali Berishës.
Mësohet se shkresa është dërguar një ditë më parë dhe është marrë nga protokolli i Kuvendit.
Por njësoj si herët e tjera, Berisha ka deklaruar se vendimi bie ndesh me Kushtetutën.
Do shkoni të hënën në gjykatë?
Berisha: Gjykatësja që fshihet pas krimit të saj deklaroi se ndalimi i udhëtimit jashtë nuk është heqje lirie. Kushtetuta ka nenin 38 pika 2, që thotë se personi nuk mund të ndalohet të dalë jashtë shtetit. I ndalohet me vendim gjykate, ose pasi merr vendimin nga Parlamenti. A mund të pranojë interpretimin e Kushtetutës nga Gjoka dhe zuzari Kraja, apo Millonai që për lidhjet obskure që ka me Taulant Ballën nuk njeh as ligj as Kushtetutë.
Kjo shkresë që i është drejtuar Kuvendit, nuk kërkon njoftimin e Sali Berishës. Le ta shpjegojë ajo vetë pse është dërguar në Kuvend. Ajo është person që fshihet prapa krimit dhe është e aftë të shkruajë çdo gjë dhe të bëjë çdo gjë. Ajo duhet të largohet për konflikt interesi, të vijë në Parlament kërkesa për detyrimin tim për tu paraqitur dhe heqja e të drejtës për dalë jashtë shtetit dhe unë do votoj vetë për to.
Seanca për ju është të hënën në orën 9…
Berisha: Nuk e kam të lehtë unë të vendos për një qëndrim para shtetëror. Avokatët i kam autorizuar, u paraqitën në Gjykatë, i dhanë mundësi të shpëtonte fytyrën gjykatësja Gjoka, por ajo nuk pranoi. Ajo mi përjashtoi avokatët dhe zgjodhi avokate atë që i çoi Rama, atë që kishte idhull në bronz Enver Hoxhën. /albeu.com