Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka caktuar datën 25 shtator, ora 11:00, për zhvillimin e seancës së parë paraprake në çështjen ndaj ish-Presidentit Ilir Meta dhe katër personave të tjerë të marrë të pandehur nga SPAK.
Kërkesa e Prokurorisë së Posaçme për kalimin e çështjes për gjykim, do të shqyrtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka, e caktuar përmes shortit elektronik të hedhur javën e kaluar.
Gjyqtarja Gjoka, do të vendosë nëse dosja do të kalojë për gjykim, do t’i rikthehet sërish SPAK-ut për plotësime, apo nëse hetimet do të pushohen për ndonjërin prej të pandehurve.
Të pandehur në këtë çështje janë Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Pirro Xhixho, Ema Çoku dhe Fatime Kryemadhi.