Gazetarja Klodiana Lala ishte mbrëmjen e sotme në “Kjo Javë” teksa foli mbi vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese që riktheu në detyrë zv.kryeministren Belinda Balluku, pezulluar më herët nga detyra prej GJKKO-së.
Lala thotë se ky vendim mund të krijojë një precedent të rrezikshëm, pasi i thonë që prokuroria nuk mund të hetojë një ministër që vjedh.
Nga ana tjetër Lala theksoi se 3 anëtarët e Kushtetueses që votuan kundër rikthimit në detyrë të Ballukut, kanë qenë kohët e fundit në qendër të sulmeve më brutale mediatike.
Tashmë, shton ajo, pritet qëndrimi i SPAK.
Klodiana Lala: Ky vendim nëse do mbetet në fuqi, i thonë një prokuroria nuk mund të hetosh një ministër mund të vjedhë por nuk e pezullon dot se ne nuk e zbatojmë vendimin tuaj. Ka të bëjë me standardin si funksionojnë institucionet por askush nuk do qëndrojnë përjetësisht në atë karrige.
Të shikosh anëtarët pro dhe kundër, ata që kanë votuar kundër, në fakt kanë qenë gjyqtarët që janë sulmuar në mënyrë brutale. Ka filluar makineria e baltë dhe u përplaset në fytyrë. Mendoj se ata 3 gjyqtarë gëzojnë të gjithë respektin e opinionit publik. Vjen në një moment shumë deçiziv me një kryeministër shumë të pushtetshëm. Me një mazhorancë që nuk e lëkund gjë.
GJK nuk ka dhënë ende një vendim nëse vendimi i GJKKO është apo jo anti kushtetues por iu pezullojmë përkohësisht. Do presim datën 22 janar. Ne nuk dimë qëndrimin që do mbajë SPAK.


