Gjithë vëmendja te procesi i numërimit të votave, Ambasada Amerikane del me njoftim të rëndësishëm një ditë pas zgjedhjeve

Teksa e gjithë vëmendja është tek procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësishëm në lidhje me Lotarinë Amerikanë 2026.

Në njoftimin e publikuar në rrjete sociale, Ambasada e SHBA në Tiranë bën me dije për shqiptarët që janë shpallur fitues të lotarisë, që të ndjekin udhëzimet dhe të plotësojnë formularin e aplikimit DS-260 online.

Sakaq, Ambasada e SHBA shprehet se përzgjedhja si fitues gjatë kontrollit të statusit për Lotarinë Amerikanë 2026, nuk garanton një intervistë apo vizë.

Postimi i plotë i Ambasadës së SHBA

Nëse keni kontrolluar statusin tuaj të #DV2026 në dvprogram.state.gov/ESC/ dhe shihni se jeni përzgjedhur, ndiqni udhëzimet dhe plotësoni aplikimin DS-260 online. Mos harroni, përzgjedhja nuk ju garanton një intervistë apo vizë.

If you checked your #DV2026 status at dvprogram.state.gov/ESC/ and see you ëere selected, follow the instructions and complete the online DS-260 application. Remember, being selected does not guarantee an intervieë or a visa.

U.S. Department of State: Consular Affairs


Shtuar 12.05.2025 18:38