Sot po mbahet aktiviteti informues i mbylljes së sporteleve të shërbimeve publike dhe kalimi i tyre online me qëllim përmirësimin e shërbimit të administratës publike ndaj qytetarëve dhe biznesit.
Në lidhje me këtë, kryeministri Rama thotë se në datën 1 maj nis epoka e re, ku të gjitha shërbimet do të merren online.
“Ishte e paimagjinueshme që Gjermania të njihte lejet e drejtimit të Shqipërisë të cilat buronin nga një proces i pagjurmueshëm. Ka pasur leje drejtimi që janë dhënë në mënyrë të parregullt, kjo e bënte të pamundur që Gjermania të njihte lejet e drejtimit të Shqipërisë. Mua më kujtohet kur e kam ngritur këtë çështje për herë të parë që ishte kërkesë insistuese atyre shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni. Rreshti i palës gjermane i rrudh në fytyrë sepse ishte kërkesë e pakonceptueshme për to se si mund Shqipëria të ishte e barabartë në këtë. Ka qenë krenaria ime kur inspektimi i gjermanëve ishte pozitiv. Gjermanët dolën të shokuar sepse nuk e prisnin atë realitet të transformuar rrënjësisht. Vetëm përmes digjitalizimit është realizuar. Më 30 prill s’ka më sportele në Shqipëri. Kjo do funksionojë edhe pse në fillim mund të ketë shqetësime e ngërçe”, tha Rama.
https://www.facebook.com/ediramaal/videos/518651689771744/