“Gjithçka lëviz me një votë”, Klodiana Lala ndërton profilet e 4 kandidatëve që do të garojnë për kryetar të SPAK-ut

SPAK do të zgjedhë më 11 dhjetor drejtuesin e ri, pas mbarimit të mandatit të Altin Dumanit në krye të Strukturës së Posaçme. Gazetarja Klodiana Lala, ndërtoi profilet e 4 kandidatëve që garojnë dhe u shpreh se gjithçka lëviz me një votë mes 11 anëtarëve që do të votojnë drejtuesin e ri.

“Po e nis me Doloreza Musabelliu, risi pasi nuk kemi patur një grua. Është hera e parë që kemi në garë për kreun e një sturkturë të rëndëisshme të tillë, një grua. Ka qenë prokurore, u emëruar në SPAK. Ka qenë në sektorin kundër krimit të organizuar, ka goditur disa organizata. Ka dosjen “Plumbi i artë”. Ka goditur organizatën e vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja. Ka qenë e kërcënuar nga Laert Haxhiu.

Prokurori tjetër, Elvin Gokaj, ka hetuar dosjen “Buka”, ka marrë të pandehur Arben Ahmetajn dhe po heton për një pjesë tjetër.

Klodian Braho është shefi i sektorit të krimit të organizuar. Ka patur dosjen e “Toyota Auris”. Njihet si profesionist. Ka arrestuar Shpëtim Gjikën në nisje të karrierës së vet.

Tjetri, Adnan Xholi, prokuror karriere, ka qenë te krimet e rënda, ka qenë drejtues dhe shef sektori. Ka hetuar një sërë dosjesh në prokurorinë e krimeve të rënda. Ka hetuar krimet e kryera nga banda e Durrësit, është në mbrojtje bashkë me familjen e tij për shkak të kërcënimeve.

Askush nuk mund të japë garanci pasi lëviz gjithçka me një votë. Në 11 dhjetor do të dëgjohen kandidatët dhe do të votohet brenda asaj dite. Do të jenë në syrin e partnerëve, medias e me rradhë”- tha Lala.


Shtuar 1.12.2025 23:08