Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një vatër zjarri u raportua në hyrje të fshatit Palokastër, Gjirokastër.
Incidenti ndodhi në një zonë të ndjeshme, ku flakët po përhapeshin me shpejtësi, duke paraqitur rrezik për zonën përreth.
Pas njoftimit të banorëve, Drejtoria e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi në Gjirokastër, dërgoi menjëherë ekipet e zjarrfikësve për të ndërhyrë dhe shuar flakët.
Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe të koordinuar, zjarri u vu nën kontroll pa shkaktuar dëme në njerëz apo pasuri.