Gjiko zbulon se si e bëri për vete Elita Rudin: E meriton të gjithë botën

Gjiko dhe Elita Rudi janë një nga çiftet më të pëlqyera në shoubizin shqiptar.

Reperi nga Peja ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, ku ka zbuluar më shumë detaje nga jeta dhe karriera profesionale.
Ndër tjerash ka folur edhe për bashkëshorten, duke treguar se si është njohur me të.
Ishte një dashuri me shikim të parë për të cilën këngëtari tregoi se: “Ishte me të gjitha. Unë si njeri gjithmonë e kam ditur se çfarë dua në jetën time dhe nuk është se kam gabuar ndonjëherë me ndonjë gjë. Me Elitën ka qenë edhe energjia, gjeneza. Në kuptimin që si familje ata janë shumë të mirë, kur përputhet sensi i humorit, aspiratat për jetën dhe tradita familjare atëherë nuk besoj se mund të ketë diçka që të mund të shkojë keq”.

“Gjëja më e veçantë që e ka Elita që ia dashuroj është që ajo nuk i thyen bindjet e veta për askënd. Kjo më pëlqen shumë sepse një femër që nuk i thyen bindjet e saj për askënd kur është me të drejtë do të thotë që është një nënë e vendosur dhe më pëlqen gjithashtu sepse ajo ka një karakter shumë të fortë”.


Shtuar 16.09.2025 12:23