Gjiko lirohet nga akuza për dhu*im e armëmbajtje pa leje

Gjykata Themelore në Prishtinë- Departamenti për të Mitur ka shpallur aktgjykim lirues ndaj Asdren Gjikollit i njohur me emrin artistik Gjiko, duke e liruar nga akuza për dhunim dhe armëmbajtje pa leje.

Kurse, për dy pikat tjera të aktakuzës ka arritur parashkrimi absolut i ndjekjes penale.

Kështu ka bërë të ditur avokati i Gjikollit, Kujtim Kërveshi, përmes një postimi në Facebook, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Gjykata ka qenë maksimalisht e kujdeshme në vlerësimin e çështjes, dhe ka sjellë një aktgjykim meritor që jemi të bindur se do ta përballoj çdo ankimim ne gjykimin e kësaj çështje në shkallë të tjera të gjyqesorit!”, shkruan ndër të tjera Kërveshi.

“Për gjitha palët e interesuara

Në cilësinë e mbrojtësit të z Asdren Gjikolli, Gjiko, njoftoj gjitha palët e interesuara se Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur, ka liruar sot nga akuza Z Gjikolli, dy nga pikat e aktakuzes kanë arritur parashkrimi absolut, ndersa për veprat penale, dhunimin dhe armembajtjen pa leje është liruar nga akuza.

Asdren Gjikolli, Gjiko, gjatë procesit të mbyllur gjyqësor është përballë me një situatë të pa qenë, me të cilën është përballur me kokën lartë dhe me pastërtinë e tij të plotë para çdo situate.

Gjykata ka qenë maksimalisht e kujdeshme në vlerësimin e çështjes, dhe ka sjellë një aktgjykim meritor që jemi të bindur se do ta përballoj çdo ankimim ne gjykimin e kësaj çështje në shkallë të tjera të gjyqesorit!

Duke qenë se gjykimi ka qenë i mbyllur, rezervohem të jap çfarëdo informacioni që diskrediton detyrën e avokatit apo sistemin tonë të drejtësisë meqë gjykimi ka qenë i mbyllur!

Ashtu siç kam deklaruar nga fillimi, Gjiko ka hyrë i pa fajshëm dhe doli i pafajshëm dhe i pastër si loti!

Falenderoj ekipin e shoqërisë së avokatisë Kërveshi & Partners Law Firm për pergatitjet e jashtëzakonshme profesionale që kemi bërë në këtë rast!


Shtuar 16.06.2025 18:41

Tags: ,