Gjesti-Gertës: Të nxori një 24-vjeçar jashtë, kam mbaruar punë me ty

Debatet në Big Brother VIP Albania 4 vijojnë me tone të ashpra. Sot (e mërkurë), Gerta Gixhari ka pasur një përplasje me Gjestin, duke i thënë se është bërë bajat dhe nuk ka më çfarë të ofrojë në këtë format.

Gjesti nuk e la pa përgjigje, duke ia kujtuar Gertës se një 24-vjeçar e kishte nxjerrë jashtë më herët nga gara. “Ti ke qenë jashtë, ne të kemi kthyer. Hyri një 24-vjeçar dhe të nxori jashtë. A po të djeg provokimi? Me ty e kam kryer”, u shpreh ai.

Ndërkohë, në shtëpinë e BBVA janë rikthyer tre ish-konkurrentë: G Bani, Jozi dhe Amber, duke sjellë më shumë tension dhe dinamika të reja në lojë.


Shtuar 26.02.2025 16:11

Tags: ,