Gjesti bën monolog para pasqyrës: Të qëndrosh 160 ditë duke prodhuar tërë kohën, kjo nuk ka ndodhur asnjëherë – vetëm unë

Gjesti ka kaluar mbi 160 ditë në një izolim, nga Big Brother VIP Kosova në atë të Shqipërisë.

Ai ka bërë monolog duke folur për lojën e banorëve të tjerë në shtëpi dhe për atë që ka kaluar si personazh këtë vit.

Këngëtari pejan thotë se duke fjetur mund të shkosh edhe dy vite, por të qëndrosh 160 ditë e të krijosh vazhdimisht situata, kjo nuk ka ndodhur – duke vlerësuar veten dhe atë që ka bërë në këtë format.

“Duke fjetur edhe dy vite mund të shkosh, po me ndejt 160 ditë duke prodhuar tërë kohën, jo babë asnjëherë s’ka ndodhur, vetëm ky mbreti”, u shpreh ai.

Thekson tutje se është një gjë e vërtetë që ka ndodhur dhe se ka ardhur koha t’i japë merita vetes.

“Nuk është se unë po i jap vetes, jo more burrë, është storie e vërtetë që ka ndodhur edhe normal që duhet të vlerësosh veten, ka ardhur koha. Ka ardhur koha që t’i thuash gjërat në sy, ka ardhur koha o sniq”, shtoi ndër tjerash.

Duhet theksuar se kanë mbetur edhe pak ditë deri në finalen e madhe të Big Brother VIP Albania 4.


Shtuar 8.04.2025 12:15

Tags: ,