Austria dhe Gjermania e kanë ndaluar tubimin paqësor në mbështetje të Palestinës, nga frika e incidenteve të mundshme.
Policia austriake ndaloi një tubim pro-palestinez të planifikuar për të mërkurën nga frika e incidenteve.
Në një konferencë për shtyp, shefi i policisë Gerhard Perstl tha se hetuesit kishin gjetur postime në internet për të ashtuquajturën “Vigjilja për Palestinën” në një shesh qendror në Vjenë, të cilat shoqëroheshin me simbole dhe slogane të Hamasit. Zyrtari ndaloi tubimin, duke thënë se ishte një “masë e nevojshme” sepse kishte “rrezik për sigurinë publike”.
Anëtarët e komunitetit hebre në Austri pritet të mblidhen sonte në një shesh që ndodhet pak larg nga vendi ku ishte planifikuar ngjarja pro-palestineze.
Në Gjermaninë fqinje, dy mitingje të grupeve pro-palestineze të planifikuara për sonte në Berlin u ndaluan gjithashtu.