Gjermania dha miratimin, Norvegjia konfirmon se do të dërgojë tanke Leopard në Ukrainë

Norvegjia do të dërgojë tanke Leopard 2 të prodhimit gjerman në Ukrainë si pjesë e një grupi aleatësh perëndimorë që furnizojnë me armë, sipas ministrit të mbrojtjes Bjørn Arild Gram.

Qeveria norvegjeze nuk ka publikuar ende detaje se sa tanke do të dërgojë, apo afatin kohor për dërgimin e tankeve në Ukrainë.

Më herët gjatë ditës së sotme Gjermania dha miratimin për të dërguar tanke Leopard në Ukrainë, për të cilat zotëron licencën.

Vetë Berlini do të dërgojë 14 tanke, ndërsa pritet që aleatët e tjerë të konfirmojnë dërgesat e tyre.

Ndërkohë, SHBA bëri me dije se do të dërgojë 31 tanke Abrams në Ukrainë.


Shtuar 25.01.2023 18:48