Gjergj Luca sfidon Edi Ramën: Më jep bashkinë më të varfër për ta administruar, topmodelat e bashkive tallin b***thën me popullin

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, i kërkoi publikisht Edi Ramës që t’i jepte administrimin e bashkisë më të varfër në vend, për të dhënë një shembull ndryshe nga kryetarët e bashkive që sipas tij tallin bythën me njerëzit dhe nuk bëjnë asnjë punë.

“Do të vijnë zgjedhjet lokale dhe, në qoftë se ka problem më të madh, Shqipëria ka problem me administrimin lokal. Edi Rama, njeriu që unë i besoj, ka bërë kryeveprën më të madhe që ka marrë kryetarin e bashkisë Beratit dhe kryetarin e bashkisë një katuni të marum si Cërriku që s’ka pas asnjë rrugë shtrume, që katunarët ishin në dëshpërim, që ka bo atë Cërrik atje me shpresë dhe e ka vënë jashtë gjithë nomenklaturave të Partisë Socialiste, si ministër Bujqësie.

Ndërsa pjesa tjetër e të gjithë kryetarëve të bashkisë që unë njoh, është copë-copë.

Kur unë kam ardhur para 10-12 vjetëve për të bërë biznes si Lezhën, si Elbasanin, si Tiranën, i kam gjet me një minimum nomenklature 500-700 vetë, kurse sot kanë nga 1500-2000 vetë në punë, shkatërrim.

Pushteti lokal është katastrofë, ka urrejtjen e njerëzve dhe është jashtë çdo shërbimi civil për njerëzit, për ujin, për dritat, për rrugën, vetëm përralla dhe demagogji.

Dhe Ed Rama, unë miku jot kërkoj një sfidë prej jush. Dua që si impreditor, si prodhues, të më japësh bashkinë më të varfër të Shqipërisë për ta administruar unë duke i dhënë shembullin gjithë topmodelave që janë kryetarë bashkie, se si administrohet prona e shtetit.

Ne prodhuesve që na dhemb shpirti, që e duam këtë vend dhe besojmë te ty jemi njerëz që e duam më shumë këtë vend se sa të gjithë topmodelat që i kanë krijuar getot e veta dhe tallin bythën me këtë popull.

Kështu që ne të duam, ne t’i kemi dhënë votat, ne do të vrapojmë drejt Europës dhe bëje këtë provë, se nuk do ngelesh i zhgënjyer”- tha Gjergj Luca.


Shtuar 23.12.2025 00:38