Gjergj Leka kërkon përsëritjen e Festivalit të 62-të: Pjesa dërmuese e këngëve ishin shkruar nga amatore dhe interpretimet ishin si të këndosh në një karaoke

Kantauori Gjergj Leka është një prej atyre artistëve që ka kritikuar festivalin e 62 në RTSH. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, ai e konsideron këtë event muzikor si amator, pa diksion e pa kurrfarë etike skenike.

Ai ndër të tjera fton dhe të gjithë producentët dhe kompozitorët të bëhen bashkë për të diskutuar për një Festival të ri.

Reagimi i plote

Miq te nderuar e kolege profesioniste. Shikoj qe një shumicë po shpërthen në rrjetet sociale ne lidhje me nivelin e ulet te festivalit te fundvitit. Te mos harrojmë qe ky është një festival kombëtar (shtetëror) ku te gjithë ne jemi “producente” ne momentin qe e paguajmë taksen e R.T.SH. gjithë vitin. Gjithashtu paralelizmat me San Remon dhe megallomania e postimeve ne rrjetet sociale nga r.t.sh qe ky festival do te ishte me i miri i te gjithëve, janë qesharake. Me vjen shume keq sidomos qe një orkestër e mrekullive si ajo e R.t.sh. si dhe disa profesioniste qe punuan për festivalin, megjithë punën e tyre shembullore, kësaj here nuk arritën ti mbulonin banalitetet qe u panë ne festival. Nga t’ja nis me pare…Perveç tre-kater materialeve qe mund te quhen këngë/ (por edhe këto te interpretuara jo mire ne shumicën e rasteve) pjesa dërmuese e këngëve ishin shkruar nga amatore dhe interpretimet ishin si te këndosh ne një karaoke…Nën petkun e “promovimit te talenteve te reja” u futen ne festival ata qe i pëlqenin organizatoreve e jo ata te rinj qe e meritonin vërtet.

Interpretimet gjithë maniera, pa diksion e pa kurrfarë etike skenike mbizotëruan ne netët finale. Po skenografia?…Mjafton qe dikush te jete italian dhe patjetër është GJENI!…Duke pasur shqiptare qe ky italiani Cane me mbiemër,i sheh targën! Prezantimi?? Amatoresk ne kulm! As te lexonin ne ekran nuk dinin…Po humori?…Zef Deda e Mirush Kabashi do te jen kthyer përmbys… Po autoret e vërtetë të këngës ku ishin? Perveç një Kledi Bahiti, Enrico Melozzi (se kënga ishte me shume e tij se kishte skadencat e kengës se një viti me pare),Tiri Gjoci e tingëllimet puro shqiptare te Anduel Kovacit (qe si gjithmonë nuk u vlerësua) për çfare u shquan këngët e këtij festivali? Këngëtare interesante e me perspektive si Luani pse u eliminuan? Pastaj vijmë tek juria qe kësaj rradhe me la me goje hapur….Si mundet Shpetim Kushta, Zana Shuteriqi, Helena Kadare,etj te vlerësojnë me çmim te pare një këngë qe nuk mund te quhet as eksperiment?? Kur ne natën e trete u interpretuan këngët e vërteta shqiptare edhe pse me shume mungesa te ikonave te këngës, a e bete ndopak cfare diference kishte ajo nate me kënget e festivalit??

Kam akoma shume per te folur por mendoj se kesaj situate antivlerash e megallomanesh i duhet dhene pergjigja e duhur. Eshte e kote te ulërasim rrjeteve sociale por duhet te mblidhemi konkretisht e ti japim pergjigjen qe meriton me te njejten monedhe: TE RISJELLIM NJE TJETER FESTIVAL! Po i bej nje thirrje publike mjeshtrave te kenges qe ne fillim te janarit te mblidhemi e te diskutojme bashkerisht se e kemi detyre morale e respekt per te gjithe ata qe na duartrokiten vite me rradhe. Nderkohe po permend disa prej miqve artiste duke i ftuar ne kete takim. Persa i perket fondeve qe nevojiten, edhe nqse nuk na ndihmojne institucionet shteterore, do ti gjejme nga privati,nga miq me kulture e artdashes. Ftoj ne bashkebisedim:

ZEF ÇOBA
NAIM GJOSHI
LUAN ZHEGU
ADRIAN HILA
FLORI MUMAJESI
KLEDI BAHITI
ENVER SHENGJERGJI
ELGIT DODA
HAJG ZAHARIAN
ENDRI SINA
PIRRO ÇAKO
DIANA ZIU
ENDRIT SHANI

SAIMIR ÇILI
ILIR SHAQIRI
OSMAN MULA
VLADIMIR KOTANI
ALEKSANDER PEÇI
REDON MAKASHI
EDMOND ZHULALI
ELTON DEDA
VALENTIN VEIZI
JOSIF MINGA
SPARTAK TILI
GAZMENT MULLAHI
LIMOS DIZDARI
KLODIAN QAFOKU
ALEKSANDER GJOKA
TIRI GJOCI
ANDUEL KOVAÇI

Daten e sakte, vendin dhe orarin do tju a komunikoj privatsht. Kush deshiron te jete prezent si autor kengesh ose poezish mund te me kontaktoj ne mesenxher. Kjo eshte pergjigja me e mire qe mund ti jepet antivleres,mediokritetit e megallomanise. Ju a kemi borxh publikut fantastik shqiptar!
P.S. Ky komunikim vlen vetem per publikun artdashes e koleget e vertete te kenges. Dua ti them mediave te ndryshme qe nuk do te marr pjese ne asnje diskutim ne studio sepse koha e fjaleve ka mbaruar…


Shtuar 24.12.2023 13:53