Gjendja e gatishmërisë së lartë për luftë e ushtrisë serbe, Vuçiç del me njoftim

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç i është përgjigjur kërkesave të SHBA’së dhe QUINT-it për të ulur gjendjen e gatishmërisë për luftë të ushtrisë së Serbisë.

Këtë vendim Vuçiç e kishte marrë pas tensioneve në Veri kur Qeveria e Kosovës i dërgoi me pjesëtarë të njësisë speciale kryetarët e komunave në zyrat e tyre.

“Nga gjendja e gatishmërisë më të lartë kemi kaluar në një shkallë më të ulët të gatishmërisë për luftë. Por ende kemi një numër të rëndësishëm të forcave dhe mjaftueshëm që t’i ndihmojmë popullit tonë këtë duhet ta dinë njerëzit” ka thënë Vuçiq mbrëmë në një emision televiziv në Serbi.


Shtuar 13.06.2023 09:58