Gjendja e Fatos Nanos tejet kritike, mbërrin në Tiranë edhe një ekip mjekësh nga jashtë: Problem rizgjimi i trurit

Orë kritike për shëndetin e ish-presidentit Fatos Nanos, i cili po lufton për jetën pas 11 ditësh në reanimacion.

Gazetarja e Top Story Anisa Braho ka mundur të mësojë nga mjekët e spitalit Hygeia ku ai po mjekohet, se gjendja e tij mbetet kritike.

Mjekët thonë se problem konsiderohet rizgjimi si organi me vulnerabël, si pasojë e hypoksisë së zgjatur në kohën e arrestit kardiorespirator.

Ndërkohë në spitalin Hygeia në Tiranë, ka mbërritur dhe një ekip i specializuar mjekësorë të huaj, të cilët po monitorojnë gjendjen shëndetësore të liderit historik të PS-së.


Shtuar 20.10.2025 22:31