Gjendet pajetë një 60-vjeçare në një barake në Vlorë

Sot pasdite, në lagjen “1 Maji”,  Vlorë, është gjetur pa shenja jete në një barake të braktisur një 60-vjeçare.

Identiteti i saj nuk dihet ende ndërsa hetimet kanë nisur.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 05.04.2022, rreth orës 16:50, në lagjen “1 Maji”,  Vlorë, në një barakë, është konstatuar pa shenja jete, një shtetase rreth 60 vjeçe, e seksit femër e pa identifikuar.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor  dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kësaj shtetaseje.


Shtuar 5.04.2022 17:41