Gjendet pa shenja jete një person në Pogradec

Policia e Pogradecit, ka bërë me dije se është gjetur një person i moshës 60-vjeҫ.

Mësohet se viktima me iniciale E.P, rreth 60-vjeҫ jetonte në banesë i vetëm

Njoftimi:

“Pogradec/Gjendet pa shenja jete një person në lagjen 1 të qytetit.

Mësohet se viktima me iniciale E.P, rreth 60-vjeҫ jetonte në banesë i vetëm ndërsa dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale pasi vuante nga zemra.

Policia po punon për rrethanat e ngjarjes ndërsa trupi ndodhet në morg për ekspertizën mjeko ligjore që do të përcaktojë edhe shkakun e vdekjes”, njofton policia.


Shtuar 10.01.2024 15:57