Gjendet pa shenja jete një person në kryeqytet

Një 60-vjeçar është gjetur pa shenja jete Komunën së Parisit në Tiranë mëngjesin e sotëm.

Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa vijon puna për të zbardhur rrethanat e ndarjes nga jeta të 60-vjeçarit.

“Më datë 16.01.2023, te Komuna e Parisit, është gjetur nga kalimtarët, pa shenja jete, në rrugë, shtetasi F. D., 60 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia. /albeu.com


Shtuar 16.01.2023 12:38