Ditën e sotme, një 47-vjeçare në Shijak, është gjetur pa shenja jetë në ambientin e biznesit (pulari) ku ajo punonte.
Sipas uniformave blu, viktima është shtetasja me iniciale R.D., e cila dyshohet se ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale.
Paraprakisht, dyshohet se 47-vjeçarja e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale.
Njoftimi i policisë:
“Shijak/Informacion paraprak
Më datë 26.01.2024, në fshatin Vllazërim, në ambientet e biznesit (pulari) ku punonte, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasja R. D., 47-vjeçe. Paraprakisht, dyshohet se 47-vjeçarja e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.